Futboll Seria A Sport

“GARDIANI” BERISHA DEBUTOI TEK SPAL ME HUMBJE/ Trajneri i Atalantës thur elozhe: Një ndër më të mirët në…

Etrit Berisha ka debutuar mbrëmjen e djeshme me SPAL-in, pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij Atalantës.

Portieri i Kombëtares shqiptare ishte më i vlerësuari në radhët e SPAL-it pas humbjes 2-3 me përmbysje ndaj Atalantës.

“Gardiani” shqiptar bëri gjithçka mundej për të ndalur furinë e bergamaskëve, me të cilët luante deri pak muaj më parë.

Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasdperini, e vlerësoi maksimalisht 30-vjeçarin, që me pritjet e tij e mbajti të hapur sfidën deri në fund.

“Teknikisht, ishte një ndeshje e mirë. Berisha ishte më i miri në radhët e SPAL-it. Etriti është një ish-i ynë, me të vërtetë qe mjaft e vështirë për ta kapërcyer. Atalanta mundi një ekip që me ish-in tonë bëri me të vërtetë mirë”.

“Një ndër më të mirët në fushë. Atalanta, në fakt, e bombardoi me goditje, edhe nga shumë afër, por ai u përgjigj gjithmonë në kufijtë e të mundurës. I pafajshëm si në rastin e golit të Gosens, ashtu edhe në dy goditjet tepër të sakta të Murielit.”

Related posts

SITUATË DRAMATIKE TEK CHELSEA/ Tre lojtarë janë futur në karantinë dhe…

F.autor

NGJYRAT NUK NDRYSHOJNË/ Milan zbulon fanellën e dytë të sezonit të ri, “haraç” për historinë e qytetit (FOTO)

Delo.autor

REKORDI I “GARDIANIT” COURTOIS/ Ja sa gola nuk ka pranuar në 12 ndeshjet e fundit

Delo.autor

Leave a Comment