Futboll Seria A Sport

HUAZIM PA TË DREJTË BLERJE/ Ja detajet e marrëveshjes Inter-Alexis Sanchez

Alexis Sanchez ka mbërritur në Itali për të kryer testet mjekësore para se të huazohet tek Interi.

Mediat italiane publikuan foto të sulmuesit kilian i cili ka pranuar të largohet nga Manchester United për të vijuar një aventurë të re në Serie A, shkruan tabloidi britanik “Mirror”.

Sanchez do të nënshkruajë deri në fund të sezonit pa të drejtë blerjeje, 5 milion euro nga huazimi do t’i paguajë ekipi i Interit dhe pjesën tjetër Manchester United.

Zikaltërit nuk ka rënë dakord që të paguajë rrogën e lartë të kilianit, prandaj “Djajtë e Kuq” do të paguajnë pjesën më të madhe të pagës.

Sanchez u bashkua me Manchester United në janar të vitit të kaluar, por ka shënuar vetëm 5 gola në 45 ndeshje.

Sanchez do të ribashkohet me shokun e tij të skuadrës së Manchester United, Romelu Lukaku.

Inter emëroi ish-trajnerin e Italisë, Chelsea dhe Juventus, Antonio Conte në një përpjekje për t’i dhënë fund një “thatësire” 8-vjeçare pa trofe.

Related posts

BËM BABA TË TË NGJAJ/ Djali i TOTTIT i bën të gjithë për vete me gjestin e madh 

Isa.Autor

Reali në alarm, Manchester United shumë afër blerjes së yllit të ekipit

Sadik.Autor

GJEN ZËVENDËSUESIN E LAURENT KOSCIENLY/ Arsenal interesohet për mbrojtësin e “Zonjës së Vjetër”…

Delo.autor

Leave a Comment