Ish-partnerja e sulmuesit Osvaldo, Himena Baron, ka shkaktuar polemika në rrjetet sociale, me videon e postuar së fundmi në “Instagram”.
Modelja 32-vjeçare, shfaqet me të brendshme në dhomë, në praninë e djalit të saj të vogël, duke bërë një kërcim sensual që le pak vend për imagjinatë.
Në videon e publikuar, modelja ka dhënë një mesazh për paqen, në prag të festave, duke shkruar: “Kjo është familja ime. Nëse dikush ju lufton, mos e luftoni. Nëse ju kërkon falje, faleni. Mundohuni të jeni pozitivë dhe mos paragjykoni. Kënaquni për një gotë gjysmëplot dhe mos e shihni gjysmëbosh”.
Nuk kanë munguar kritikat e shumta në komente, teksa sipas fansave, të cilët nuk e shohin etike, atë çka ka bërë Himena. Nuk është hera e parë që ish-partnerja e Osvaldos, publikon të tilla video sensuale, teksa në “Instagramin” e saj, mund të gjenden plot video të tjera, më kështu përmbajtjesh.