Futboll Premier League Sport

I JEP FUND SPEKULIMEVE PËR LARGIMIN NGA TOTTENHAM/ “Shpërthen” Pochettino: Të gjithë fajin e kanë…

Mauricio Pochettino nuk e ka nisur mirë sezonin e tij të gjashtë te Tottenham. Pas finales së Champions League të humbur kundër Liverpool-it, Spurs e kanë nisur kampionatin me një fitore kundër Aston Villa-s, një barazim me City-n dhe një humbje në shtëpi kundër Newcastle.

Pasi trajneri ka deklaruar se do të largohej nga skuadra në rast se do të fitonte Champions League, janë të shumtë ata që kanë filluar të mendojnë se Poch nuk është shumë i dhënë pas Tottenham. Madje, sipas shtypit anglez, argjentinasi do të ishte gati të jepte dorëheqjen.

Zëra këto që kanë filluar të qarkullojnë në prag të derbit të Londrës kundër kushërinjve të Arsenal-it. Në fakt, pas ndeshjes do të vijë ndërprerja e kampionatit për shkak të kombëtareve dhe disa mendojnë se do të ishte momenti ideal për një trajnerin që të largohet. Gjithsesi, argjentinasi ka përgënjeshtruar gjithçka.

“Ajo që mund të them është se janë budallallëqe. Kam punuar këtu për pesë vite dhe tani jemi në të gjashtin. Është një problem që e kanë krijuar rrjetet sociale, por ju siguroj se nuk do të largohem pas derbit. Të hënën do të jem këtu”.

“Më pas do të shikoj disa ndeshje të kombëtareve në fundjavë, para se të kthehem këtu të hënën për të përgatitur ndeshjen e radhës. Më pas do të largohem, por do të kthehem të premten për t’u takuar me presidentin”, ka thënë Pochettino.

Related posts

“RILIND REAL MADRIDI”/ Benzema mposht ekipin e “Fenomenit” me dopietë

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Merret vendimi, ja kur fillon sezon i ri i Premier League

Delo.autor

MERKATO/ PSG dhe Juventus negociata për shkëmbimin e lojtarëve

F.autor

Leave a Comment