Futboll Seria A Sport

ICARDI “LËSHON” BOMBËN! Padit INTER dhe kërkon 1.5 MILION euro shpërblim

“Telenovela” Inter- Icardi ka arritur në pjesën më kulminante të saj. Në kohën që pritej që të merrej një vendim mbi të ardhmen e tij, mësohet se 26-vjeçari ka paditur klubin e Interit. Siç shkruan Gazzetta dello Sport, sulmuesi kërkon dëmshpërblim 1.5 mln euro dhe riintegrim të plotë në skuadër, pas vendimit të Contes i cili e tha qartë se ish-kapiteni nuk është pjesë e planeve të tij.

Administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta i tha gazetarëve sot se ai është shpresë plotë se shumë shpejt do mund të gjejnë një zgjidhje për të ardhmen e Ikardit, duke siguruar se për këtë gjë ka ‘bashkëpunim’ nga të gjitha palët, por tani duket qartë se klubi është në luftë të hapur me ish-kapitenin e tyre, i cili po refuzon të largohet para afatit të transferimit të së hënës.

Në rast se pranohet padia atëherë sulmuesi do të lejohej që të largohet menjëherë si lojtar i lirë, edhe pse kontrata e tij me zikaltërit përfundon në qershor të 2021. Kur kanë mbetur 3 ditë nga mbyllja e merkator në Itali e ardhmja e Icardit është ende e paqartë.

Related posts

Kosova përballet me Irlandën në gjysmëfinale të Evropianit U18

Sadik.Autor

LAJM I MADH NGA ITALIA/ Lazio refuzon çdo ofertë për Strakoshën, ja arsyeja

Delo.autor

EPISOD I ÇUDITSHËM NË LA LIGA/ VAR-i anulon golin e Vajadolidit, por në sallë nuk është askush… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment