Futboll Seria A Sport

IKËN NGA INTER/ Por Perisic e Keita Balde festuan në “San Siro” fitoren me Leccen (FOTO)

Ivan Perisic u largua nga Interi këtë merkato, teksa kaloi te Bajern Mynihu si huazim me të drejtën e blerjes një sezon më vonë.

Ndërsa Keita Balde, i cili luajti i huazuar nga Monaco te zikaltrit në sezonin e fundit, nuk u ble nga këta të fundit, të cilët kishin të drejtën e blerjes së senegalezit.

Gjithsesi edhe pse nuk janë më pjesë e Interit, lojtarët nuk mund të rrinë larg ngjyrave zikaltër.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, të dy lojtarët ishin në stadiumin “San Siro” ditën e djeshme për të përkrahur skuadrën ku ata dhanë kontributin e tyre në shumë ndeshje, teksa festuan fitoren e thellë 4-0 ndaj Lecces.

Image

Të dy futbollistët e kanë shprehur edhe më parë dashurinë e tyre për ekipin dhe kjo që ata bënë ditën e djeshme në ndeshjen e parë në këtë sezon për Interin, e tregon qartë se ata e duan atë fanellë akoma edhe pse nuk janë pjesë e saj.

Related posts

MILAN-JUVE/ Gatuzo i mohoi Championsin, Ronaldo kërkon hakmarrje 11 vite më pas

Isa.Autor

SPEKTAKËL NË CHAMPIONS/ Liverpoolit i duhen vetëm 5 minuta për të zhbllokuar rezultatin (VIDEO)

Delo.autor

AKTIVIZIMI I SHUMTË I DEMBELE/ Ja sa fiton ekipi gjerman nga francezi i Barcelonës

Isa.Autor

Leave a Comment