Futboll Sport

ILIR DAJA RIKTHEHET TE SKËNDERBEU/ Drejton seancën e parë stërvitore

Ilir Daja është zyrtarisht trajneri i ri i Skënderbeut. Pas vetëm 1 viti, tekniku kryeqytetas është rikthyer te skuadra ku bëri historinë duke fituar titullin kampion, Kupën e Shqipërisë por duke kaluar dhe 4 ture në Europë dhe duke grumbulluar plot 5 pikë në grupet e Europa League në sezonin 2017-2018.

Daja pasi arriti marrëveshjen me presidentin Ardjan Takaj u pa pasditen e të mërkurës në kompleksin “Tropikal” për të zhvilluar seancën e tij të parë stërvitore me korçarët, ndërkohë që të enjten në mesditë do të prezantohet zyrtarisht përpara mediave, ku do të flasë dhe do të tregojë më shumë detaje rreth rikthimit të tij te bardhekuqtë.

Në këtë aventurë të tij te re te korçarët Daja ka gjetur shumë pak nga lojtarët që kishte në skuadër në sezonin 2017-2018, ku të vetmit të mbijetuar janë Gjergji Muzaka, Bruno Dita, Bajram Jashanica, Nazmi Gripshi e Blerim Krasniqi.

Ndërkohë që në stërvitjen e tij të parë me Skënderbeun ishin të pranishëm edhe emra të tjerë me peshë si Dejvi Bregu, Otto John etj.

Related posts

Manchester United mbulon me “AR” De Gean/ Ja shifrat STRATOSFERIKE të RINOVIMIT për spanjollit

Sadik.Autor

Kapet me paratë e trafikantëve, ish-lojtari i Skënderbeut përfundon në burg

Sadik.Autor

“TIRONA KAMPIONIA”/ Kampionët e Superiores i kujton derbin 5-1 Partizanit në rrjetet sociale (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment