Futboll Seria A Sport

INTER-LECCE/ Nis epoka e Antonio Conte tek “Zikaltërit”, pritshmëritë janë të mëdha

Pritshmëritë janë të mëdha, sonte nis epoka e Antonio Conte tek Interi. Pritje jo vetëm për sezonin e ri, por mbi të gjitha për një skuadër, që tani duket se me të vërtetë i ka të gjitha kartat në rregull për ta thënë fjalën e vet në Serie A, duke synuar të paktën atë podium në renditje, që i mungon prej tetë vitesh. Tani, Conte ka edhe Romelu Lukaku. Një trajner fitues dhe sulmuesi më i dëshiruar prej tij.

Askush nuk pret gjë tjetër, veç fitores, mbrëmjen e kësaj të hëne në “San Siro”, kundër Lecce. Numrat e thonë qartë se si do të jetë stadiumi i mirënjohur i Milanos, i mbushur me rreth 65 mijë spektatorë. Një shifër e tillë tifozësh nuk regjistrohej në debutimin e Interit që prej sezonit 2010-2011. Ajo ishte skuadra që sapo kishte fituar “tripletën” (Inter-Udinese 2-1). Trajneri, që tha se “balotazhi tashmë ka filluar”, duke i bërë lojtarët e Interit të “çmenden”, nuk e ka zyrtarizuar listën e atyre që do të ketë “nëm armë” për sfidën ndaj debutuesve të Serie A.

Padyshim që nuk ka vend për Mauro Icardi, por mund të “skarcohet” edhe Joao Mario. Për pjesën tjetër, dyshimet për formacionin startues të epokës së Conte janë të pakta. Trajneri duhet të hedhë në fushë të njëjtën 11-she, me të cilën është përballur në miqësoren me Gozzano, tetë ditë më pare, në “Appiano”. Pra, me Sensi dhe Vecino në dy anët e Brozovic në mesfushë. Stretcher e nis nga stoli. Në sulm, Lautaro Martinez do t’i bashkohet Lukaku. Candreva kthehet në mbrojtje, duke pritur që Godin të riaftësohet.

Related posts

Klopp: Sadio Mane do të luaj ndaj Romës

Sadik.Autor

Pikante dhe statistikat/ Ja çfarë duhet të dini për super sfidën Kukësi-Partizani

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Milan studion dhe mundësinë italiane. “Kuqezinjtë” pëlqejnë sulmuesin e talentuar…

Delo.autor

Leave a Comment