Futboll Sport

“ISHA FËMIJË…”/ Ronaldo: E kuptova se do të jem i mrekullueshëm qysh në sezonin e parë me Man Unitedin

Tani pesë-herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo pretendon se fati i tij u bë i qartë qysh në sezonin e tij të parë në “Old Trafford”.

Cristiano Ronaldo thotë se e kishte kuptuar se i përket botës së yjeve në momentin kur e kishte krahasuar veten me pjesën tjetër të skuadrës së Manchester Unitedit në vitin 2003, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi i Juventusit, i cili e kaloi një pjesë të rëndësishme të karrierës së vet në Real Madrid, u bë i famshëm pothuajse menjëherë pasi u transferua nga Sporting Lisbona në Manchester United, përkundër moshës së tij të re.

Në “Teatrin e Ëndrrave”, Ronaldo u bë i njohur për talentin e tij si sulmues anësor, duke i shënuar katër gola në 29 paraqitjet e tij në sezonin debutues në Premierligë.

Ryan Giggs, Paul Scholes dhe Ruud van Nistelrooy ishin në mesin e lojtarëve që në atë kohë i përfaqësonin “Djajtë e kuq” dhe në mesin e atyre lojtarëve edhe Ronaldo shumë shpejt e fitoi vetëbesimin se edhe ai do të arrijë gjëra të mrekullueshme.

“Kur unë fillova të luaj për Manchester Unitedin si 18 apo 19-vjeçar, e kuptova se isha po aq i mirë sa lojtarët që ishin aty dhe mendova: Jam afër për të arritur gjëra të mrekullueshme”, ka thënë Ronaldo në një intervistë të dhënë për mediumin portugez TVI.

“Natyrisht, unë isha fëmijë dhe kisha shumë për të mësuar – dhe mësova shumë nga ta – por unë isha në atë botë të yjeve. E pashë se ata nuk po bënin asgjë që s’mund ta bëja edhe unë”.

“Kishte lojtarë më të mirë sesa unë: Giggsi kishte më shumë përvojë dhe ishte lojtar më i mirë sesa unë në atë kohë… Rio Ferdinand, Roy Keane, Ole Gunnar Solskjaer… por unë ndieja se nëse punoja, me talentin që kisha, mund të bëhesha më i mirë në Premierligë”.

Ronaldo i kaloi gjashtë sezone në Manchester United, duke e fituar Topin e Artë, para se të transferohej për 94 milionë euro në Madrid në vitin 2009.

Related posts

MERKATO E VERËS DREJT FUNDIT/ Malaj pranë rikthimit te Partizani, mesfushori pritet ëtë sezon me “demat”

Delo.autor

Kinezët joshin Ronaldon, i ofrojnë 100 milion euro në sezon. Mësohet përgjigjja e CR7

Isa.Autor

LIVE/ Kosova-Malta: Shpërthen festa në “Fadil Vokrri”, dardanët përsëri në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment