Futboll Sport

ISHTE NË KËRKIM PËR NJË KLUB TË RI/ Mourinho nuk është më i pa punë, rikthehet në…

Që prej shkarkimit nga Manchester United tetë muaj më parë Jose Mourinho ishte i pa punë, dhe në kërkim për një skuadër të re.

Portugezi ka një karrierë të gjatë si trajner ku sukseset e tij janë të shumta, por firma me një skuadër për të nuk po vjen.

Megjithatë 56-vjeçari nga sezoni i ri nuk do të jetë më një i pa punë, pasi do të nisë punën si analist për ndeshjet e Premier Ligës, tek “Sky Sport”.

Konfirmimi vjen vetë nga  kanali televiziv, të cilët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kanë prezantuar, Mourinhon, si pjesë e ekipit të tyre për sezonin e ri.

Në lidhje me këtë nënshkrim Mou i shpreh : “Premier League është një kompeticion i veçantë për mua, një ligë që kërkon shumë punë për të fituar, dhe nuk mund t’i heqësh sytë nga ndeshjet. “Sky Sport” është shtëpia e Premier Leagues, dhe është kënaqësi për mua që të bashkohem me këtë ekip, dhe të ndihmoj për të kuptuar dhe shpjeguar atë se çfarë ndodh në çdo ndeshje.”, u shpreh Mourinho

Related posts

SHQIPËRI-ANDORRË/ Zgjohen “kuqezinjtë”, Manaj vendos baraspeshën në “Elbasan Arena” (VIDEO)

Delo.autor

Osako befason Ospinën, Japonia kalon në avantazh (VIDEO)

Sadik.Autor

VIDEO/ Robinho ka shënuar një gol të magjishëm

Q.Autor

Leave a Comment