Futboll Sport

ISHTE NË PËRGJIM NGA POLICIA/ Ish-futbollisti i Chelesa kapet me një sasi droge, ja akuzat që merr

Fabio Paim ka pasur një karrierë të shkurtër tek skuadra e Chelseat.

Dalë nga akademia e Sporting Lisbonës, sulmuesi në një moment e pa veten duke luajtur me Chelsean, në kohën kur në pankinën e skuadrës londineze ishte Luis Felipe Skolari.

Mirëpo ish-futbollisti i cili shpresonte të kishte një të ardhme të ndritshme në futboll, por që nuk e arriti kurrë, është arrestuar në qytetin e tij të lindjes, Estoril, me akuzën e trafikimit të drogës.

Paim, ka qenë në përgjim nga policia dhe ditën e enjte skuadra e hetimit kriminal ka arritur ta kap ish- futbollistin me një sasi droge.

Autoritetet e vendit portugez dyshojnë se Paim është pjesë e një organizate të madhe droge dhe lojtari rrezikon një dënim të madh.

Related posts

U SHPALL FUTBOLLISTI MË I MIRË I VITIT 2020 NGA FIFA/ Lewandowski tremb Bayern: Ka ardhur momenti që…

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Mancini grumbullon 37 lojtarë tek Italia, tre futbollistë marrin ftesë për herë të parë

Delo.autor

Icardi, 26 gola në Serie A, ashtu si Angelillo më 1958/59

Sadik.Autor

Leave a Comment