Futboll Seria A Sport

“LUKAKU ËSHTË NJË LOJTAR ME FORCË TË MADHE”/ Flet ish-lojtari i Juventus: Dybala ka më shumë teknikë por…

Kohët e fundit flitet se Juventusi dhe Junajtid, janë pranë marrëveshjes për shkëmbimin e Dibalës dhe Lukakut.

Për këtë lëvizje ka folur edhe një ish-lojtar i Juventusit, si Nikola Amoruso, i cili luajti për 6 sezone me bardhezinjtë, ku shprehet: “Lukaku është një lojtar që ka forcë të madhe, veçanërisht për Europën. Është lloji i lojtarit që mund të bëjë ndryshimin menjëherë, dhe mund të jetë vendimtar në një afat  të shkurtër. Dhe mbi të gjitha ai do të plotësojë, atë që mungon për në ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Dibala ka shumë teknikë, por edhe Lukaku nuk ka mungesë të teknikës. Në të vërtetë ai kombinon teknikën e mirë, me fizikun e tij mbresëlënës. Mendoj se kjo është një zgjedhje shumë e arsyeshme nga drejtuesit.”, u shpreh 44-vjeçari.small_140609-172549_to030614spo_3037

Duket se marrëveshja për Dibalën dhe Lukakun është shumë afër, dhe pritet të mbyllet në ditët e ardhshme.

Related posts

SUKSESI NË MIQËSOREN NDAJ TEUTËS/ Ilir Daja: Ekipi më bindi, por duhet të jemi gjithnjë kështu

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Me shpinë nga porta, shikoni realizimin fantastik të Luis Nanit në kampionatin amerikan (VIDEO)

Delo.autor

Botërori RUSI 2018, Lopetegui mund të jetë i detyruar të grumbullojë Morata-n

Sadik.Autor

Leave a Comment