Futboll Seria A Sport

JUVENTUS E LA TË LIRË/ Mbrojtësi kalon te kundërshtarët e Serie A…

Martin Caseres nga fundi i sezonit ishte një lojtar i lirë dhe ishte në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij.

Mesa duket mbrojtësi uruguaian e ka gjetur ekipin ku do të luajë për sezonin e ri, teksa ditën e sotme është bashkuar me Fiorentinën.

Mëngjesin e sotëm 32-vjeçari ka mbërritur në Firence për të zhvilluar vizitat mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën me ekipin e ri.

Caseres ka rënë dakord me klubin vjollcë për një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon të dytë në rast se bind me paraqitjet e tij.

Mbrojtësi ishte një lojtar i lirë, pasi në fund të sezonit përfundoi kontratën me Juventusin ku luante prej janarit dhe zhvilloi 9 paraqitje.

Uruguaiani do të jetë një përforcim shumë i mirë për ekipin e Montelës, pasi e njeh shumë mirë Serie A për shkak se më parë ka luajtur për Lazion, Hellas Veronën dhe Juventusin.

Related posts

Aaron Ramsey drejt largimit nga Arsenal

Sadik.Autor

LIVE/ Spektakël në “San Siro” për 30 minuta, Inter “kockë e fortë” për Barcelonën

Isa.Autor

(VIDEO) Monaco barazon në frymën e fundit, Falcao shpëtimtari

Q.Autor

Leave a Comment