Futboll Sport

EURO 2024/ Serbia “rrëmben” barazimin ndaj Sllovenisë në “frymën e fundit”

Për Grupin C, u luajt raundi i dytë, në sfidën mes Sllovenisë dhe Serbisë, në Allianz Arena të Mynihut. Slloven një fitore shumë të rëndësishme 1-0 përballë serbëve.
Pjesa e parë përfundoi pa gola 0-0 me të dyja skuadrat që i patën shanset e tire për të kaluar në avantazh. Sllovenët ishin superiorë në kontrollin e topit, madje goditën edhe shtyllën, ndërsa për serbët shansi më i mirë erdhi vetëm në fondin e fraksionit të parë, kur ishte sulmuesi Mitroviç që nga fare pranë portës, u hipnotizua nga portieri Oblak, duke humbur momentin më të. mirë për të çuar serbët në avantazh.

Në pjesën e dytë, ishte kombëtareja sllovene e cila u tregua pragmatiste, duke shënuar golin e avantazhit, në minutën e 69-të me Karnicnik. Gjithsesi serbët nuk u dorëzuan dhe tentativat e tire u shpërblyen vetëm në të sfidave, kur në fund të fundit, sulmuesi Joviç, devijoi saktë me kokë, një krosim nga këndi duke i dhënë pikën e parë në këtë evropian.
Me këtë barazim Sllovenia shkon momentalisht në vend të dytë me 2 pikë, ndërsa Sebia barazon Danimarkën, me 1 pikë

Related posts

RONALDO DHE SANTOS TREMBIN GJERMANINË/ Portugalia kthehet në makth

Delo.autor

Argjentinë – Islandë/  Zbuloni formacionet zyrtare me plot befasi dhe surpriza…

Sadik.Autor

“DJAJTË E KUQ” TAKON TALENIN ANGLEZ/ Oferta 70 milionë paund thyejnë konkurrencën e PSG-së, pritet akordi

Delo.autor

Leave a Comment