Futboll La Liga Sport

KA HUMBUR SHPRESAT? Silva zbulon klubin e Neymarit për sezonin e ri

Thiago Silva shpreson që Neymari do të qëndrojë me Paris Saint-Germainin.

Për brazilianin interesohet Barcelona dhe Reali i Madridit, por ende nuk ka ndonjë lëvizje konkrete.

Silva ka zbuluar se Neymar sezonin e ri duhet të luajë me fanellën e PSG-së dhe ta ndihmojë skuadrën në objektivat e tyre.

“Shpresoj që në fund të merkatos Neymar të qëndrojë me ne, natyrisht na mungon shumë. Mendoj se ai do të qëndrojë me ne pasi është një njeri shumë i mirë”, ka thënë mbrojtësi brazilian.“Ne do të shikojmë se çfarë do të ndodhë deri në fund të merkatos, por ai e di shumë mirë se sa është i rëndësishëm për ne”, ka shtuar Silva.

PSG-ja është e gatshme ta lejojë rikthimin e Neymarit në Spanjë, por i ka kërkuar skuadrave që interesohen të ofrojë një lojtar dhe një shumë të majme parash.

Related posts

“SHPËRTHEN” PAS LARGIMIT NGA BARCELONA/ Pjanic: U sollën me mua si të isha 15 vjeç, fajtor është…

Delo.autor

Emre Can: I gatshëm të jap gjithçka për skuadrën e Livepool-it

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Atletico-Real Madrid, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment