Futboll Seria A Sport

“TËRMET” NË SERIA A/ Conte jep “ok” për shkëmbimin e Icardit me sulmuesin e njohur

Zërat për një shkëmbim mes Mauro Icardi dhe Arkadiusz Milik nuk janë të pabaza. Madje ekipet e Inter dhe Napoli kanë nisur të punojnë për këtë shkëmbim të dy sulmuesve, që do të kënaqë të gjitha palët.

Sipas “La Republica”, drejtori sportiv Beppe Marotta ka marrë edhe miratimin e trajnerit Antonio Conte për të sjellë tek Interi sulmuesin 25-vjeçar polak. Përveç lojtarit, Interi do të arkëtojë edhe një shumë parash (rreth 30 milionë euro), duke qenë se vlera e Icardit është më e lartë.

Ideja për këtë shkëmbim ka lindur pas refuzimit që Dzeko bëri për t’u transferuar tek Interi, duke rinovuar me Roma. Për këtë arsye, Inter hodhi sytë nga Milik, që nuk është i pashitshëm për presidentin De Laurentiis.

Related posts

LARG PRITSHMËRIVE/ Atletico Madrid shpëton në fund ndaj Eibarit (VIDEO)

Isa.Autor

FOTOLAJM/ E ftuar speciale, Eva Murati shkëlqen në studion e “Tiki Taka” në Itali

Delo.autor

“KJO ËSHTË AJO QË DUAM”/ Messi paralajmëron kundërshtarët: Objektivi këtë vit për PSG është që…

Delo.autor

Leave a Comment