Futboll La Liga Sport

KA QENË PRANË BLERJES SË…/ Ja gafa e pabesuesshme e bërë nga Perez në 2010

Real Madrid ka qenë shumë afër blerjes së David Silva në 2010-ën, por në fund  hoqi dorë për shkak të jetës së natës së lojtarit. Florentino Perez e kishte në dorë. Pasi kishte parë një ndeshje në Valencia të Silva-s, 24 vjeç në atë kohë, presidenti i madrilenëve e donte me çdo kusht mesfushorin te Real-i.

Sipas The Atheltic, Perez e vlerësonte aq shumë futbollistin, sa i ka thënë një delegati të Madridit të merrte valixhen e Silva-s dhe ta dërgonte në dhomat e zhveshjes të Real-it, sepse vitin pasues do të luante me ata.

Një provë tjetër që konfirmon se Silva ka qenë shumë afër Real-it është një fotografi e lojtarit me nipin e presidentit të Merengues. Real kishte bërë gati 30 milionë dollarë për spanjollin, por gjithçka dështoi në fund për një arsye të pabesueshme.

David Silva nuk kishte “dinjitetin e nevojshëm” për të qenë një yll i Bernabeu-t. Pas një studimi të detajuar të lojtarit, Los Blancos kanë arritur në përfundimin se ai kishte një jetë nate shumë aktive. Karakteristikë kjo që nuk pëlqehet në Madrid.

Silva ishte vetëm 24 vjeç në atë kohë dhe, pavarësisht disa argëtimeve normale për moshën, nuk ka qenë kurrë në qendër të vëmendjes për episode të papëlqyeshme jashtë fushës. Atë vit, spanjolli nënshkroi me Manchester City, ku luan akoma sot.

Të dielën e kaluar, në fitoren 3-1 të marrë nga “Qytetarët” kundër Bournemouth, ai ka luajtur ndeshjen e tij të 400 me klubin anglez. Silva është një nga lojtarët më të mirë të klubit, por ka vendosur që t’i thotë lamtumirë City-t në fundin e këtij sezoni.

Gjatë verës, pas largimit të Vincent Kompany, ai është bërë kapiteni i ri i skuadrës. Silva është lojtari me më shumë eksperiencë brenda ekipit dhe e ka mbajtur shiritin edhe në sezonin e kaluar, kur belgu nuk ka qenë në dispozicion. Një mënyrë e bukur për t’i thënë lamtumirë klubit.

Ndërsa Perez ka shumë mundësi që të hajë akoma veten me dhëmbë për atë mundësi të shpërdoruar.

Related posts

SHUMË KLUBE E DUAN/ Diego Simeone kërkon brazilianin që po çmend në Premier Leaguen

Delo.autor

Milan, e vetmja italiane në Kupën Interkontinentale

Q.Autor

SFIDA NDAJ BAYERN/ Borusia Dortmund humbet dy titullarët, lojtarët me probleme shëndetësore

Delo.autor

Leave a Comment