Sport Të tjera

PUBLIKON PAMJET NGA STËRVITJA/ Fury tregon transformimin e madh për të përgatitur sfidën me Whyte (VIDEO)

Boksieri britanik Tyson Fury ka postuar një video nga stërvitja që është duke bërë në prag të duelit ndaj patriotit të tij Dillian Whyte. Në këtë duel, që pritet të zhvillohet në fund të prillit, Fury do të mbrojë titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC).

Ajo që bie në sy është se Fury (31 fitore e 1 barazim) duket tepër i dobësuar krahasuar me sfidat e fundit që ka zhvilliar ndaj Wilder. Ai stërvitet në ring me një boksier shumë më të vogël në peshë dhe trup. Duket se kampioni i botës do të ketë një peshë më të vogël trupore krahasuar me duelet e fundit.

Për këtë arsye, pasi është stërvitur me boksierë me peshë më të rëndë trupore, Fury ka nisur të përdorë një taktikë tjetër. Duket se ai po i përshtatet shumë rivalit të tij në këtë duel. Aktualisht, boksieri britanik ndodhet për stërvitje në Dubai, në një klimë më të ngrohtë.

Related posts

Riberi rinovon me Bajernin, Lorik Cana tallet me francezin: Nuk besoj se… (FOTO)

Sadik.Autor

BOMBA E DITËS/ E konfirmojnë mediat italiane: De Biazi drejt RIKTHIMIT në EKIPIN KOMBËTAR

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ Mahrez ngjit Manchester Cityn në krye, Lukaku fut “Djajtë Kuq” në Champions

Delo.autor

Leave a Comment