Futboll Seria A Sport

KËRKOHEJ 26-VJEÇARI NË 2017/ “Kuqezinjtë” rikthejnë interesimin për lojtarin e Tottenham…

Drejtuesit e Milanit po punojnë në merkato, për të afruar lojtarë që do ta ndihmonin teknikun Xhampaolo në sezonin e ri.

Kuqezinjtë kanë hedhur sytë nga Premier Liga, teksa kanë shfaqur interes për mbrojtësin e Totenhemit, Sergi Aurier. Sipas asaj që shkruan “Soccerlink”, italianët kërkojnë të nënshkruajnë me 26-vjeçarin, si një huazim me të drejtë blerje.

Mbrojtësi u transferua në Angli, nga PSG-ja, dhe pikërisht asokohe për lojtarin interesohej edhe Milani, por ai zgjodhi “Spërsat”. 2 vite më vonë kuqezinjtë rikthehen të shfaqin interes për ta pasur në skuadrën e tyre, mbrojtësin nga Bregu i Fildishtë.serge_aurier_24_of_tottenham_hotspur_reacts_after_making_a_cross_1156060

Gjithsesi nuk do të jetë aspak e lehtë për të gjetur një marrëveshje, pasi Totenhemi pagoi 25 milionë euro për ta marrë Aurierin në skuadër, dhe do të preferonin ta largonin me të njëjtën shumë.

Related posts

Lenjani kthehet mesfushor dhe shkëlqen, në fushë edhe ish-ylli i Partizanit

Isa.Autor

“DO T’I KËRKOJ MJEKUT TË EKIPIT TË MË BËJË FORMACIONIN”/ Inzaghi: Nuk kishim as fat ndaj Milanit

Delo.autor

Mirë se vini në Botëror, ku dështimi kombëtar zgjon forca të errëta

Sadik.Autor

Leave a Comment