Futboll La Liga Sport

PRITJA E GJATË PËR KALIMIN E NEYMAR SOLLI GABIMIN FATAL/ Trajneri Valverde: S’flas më për…

Barcelona bëri një gabim fatal dhe mendoi se do ta kishte shumë të lehtë rikthimin e Nejmarit. Katalanasit prisnin gjithmonë një shenjë pozitive nga sulmuesi brazilian, i cili të manifestonte dëshirën për t’u rikthyer te Barcelona dhe ta thoshte publikisht.

Ai nuk mund ta bënte këtë gjë, sepse do të krijonte kaos me skuadrën franceze. Pritja e gjatë dhe mungesa e vendosmërisë për ta transferuar në Katalonjë sollën këto ndryshime në orët e fundit dhe bënë që Reali i Madridit të jetë më i avantazhuar. Do të jetë një goditje e madhe për drejtuesit katalanas dhe për presidentin Bartomeu në rast se do të ndodhë zyrtarisht, ndërkohë që ai shpreson që kjo gjë të dështojë.

VALVERDE

Ernesto Valverde është pyetur sërish për këtë temë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Napolin. Trajneri katalanas nuk ka dashur ta komentojë këtë gjë. “Nuk dua të flas për këtë temë. Nejmar nuk është lojtar i Barcelonës, por i PSG-së. Nuk më takon mua që të komentoj për këtë”, thotë trajneri i Barcelonës. Ai nuk e mohoi faktin që drejtuesit mund të pranojnë ndonjë ofertë për talentin Riki Puxh.

Related posts

E ARDHMJA NË KAOS/ Milani po luan finalen në CAS, prestigj dhe miliona euro në lojë

Isa.Autor

SHUMA E ÇMENDUR/ Njihuni me super avionin e ri të Messit. Ja çfarë shkruhet tek bishti (FOTO)

Isa.Autor

Klopp para finales: Tottenham nuk është Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment