Futboll Seria A Sport

KËRKOHEJ ME NGULM NGA “ZIKALTËRIT”/ Arrin marrëveshjen me Napolin sulmuesi spanjoll…

Fernando Jorente do të jetë lojtari më i ri i Napolit dhe zyrtarizimi pritet të vijë në orët e ardhshme.

Sipas asaj që shkruan “Sportmediaset”, sulmuesi spanjoll ka arritur marrëveshjen me të kaltrit dhe gjatë fundjavës do të kryejë vizitat mjekësore. Pasi dështuan të transferojnë Mauro Ikardin, drejtuesit napolitan kanë hequr dorë nga sulmuesi argjentinas dhe tani me ekipin e Ançelotit do të bashkohet ish-lojtari i Juventusit.

Agjentët e lojtarit kanë rënë dakord me presidentin Aurelio De Laurentis, dhe Jorente do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin italian. 34-vjeçari ishte një lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Totenhemin kishte përfunduar në fund të sezonit dhe të dyja palët kishin vendosur të mos e rinovonin atë.llorente

Për spanjollin është një rikthim në Serie A pasi më parë ka luajtur edhe me bluzën e Juventusit, me të cilët zhvilloi 90 ndeshje dhe shënoi 27 gla, gjatë sezoneve 2013-2014 dhe 2014-2015. Kujtojmë se lojtari ndiqej edhe nga Interi pasi Konte e dëshironte si zëvendësues të Lukakut, por e ardhmja e sulmuesit do të jetë te skuadra tjetër italiane.

Related posts

LIVE/ Po luhet finalja e Copa America Brazil-Peru. Rezultati 2-1

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË PREMIER/ Broja shqetëson trajnerin e Southampton. Kualifikimi në FA Cup me kosto?

Delo.autor

SHQIPTAR ME ZEMËR/ Lë ekipin e tij me 10 lojtarë, Uzuni SHPËRTHEN NË LOT (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment