Futboll Sport

POGBA I DËRGON SINJALE JUVENTUSIT/ Ja çfarë ka postuar ylli francez në Instagram… (FOTO)

Prej kohësh në mediat italiane qarkullojnë lajme mbi një interesim të mundshëm të Juventusit për Pol Pogba.

Por këto lajme shtohen më shumë ditën e sotme, dhe për këtë shkak është bërë pikërisht mesfushori francez. Ditën e sotme 26-vjeçari ka postuar në profilin e tij në instagram një foto ku shihen disa tifozë kinez, që mbajnë fanellat e Pogba, një me numrin 6 që mbante kur ishte tek Juventusi, dhe fanellën me numrin 10 që mbajti sezonin e fundit tek “Zonja e vjetër”.

Për francezin interesohet edhe Real Madridi, për të cilin trajneri Zinedin Zidan ka një simpati të madhe. Gjithsesi kjo foto që ka postuar Pogba shton dhe më shumë zërat për një largim të mundshëm  të tij në drejtim të Juventusit. Edhe pak dit më parë mesfushori deklaroi që është gati për të nisur një sfidë të re , dhe mundësitë që ai të qëndrojë tek Mançester Junajtid janë të pakta.

Related posts

NDËRHYRJE KIRURGJIKALE PËR ARMANDO BROJËN/ Sulmuesi shqiptar: Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, koha të pushoj

F.autor

Atalanta e Berishës shënon fitore të thellë ndaj Veronës

Q.Autor

PAMJET/ Entuziazmi i trajnerit Sylvinho, braziliani ndan pamjet nga festa në dhomat e zhveshjes: Shumë i lumtur për këtë arritje historike

F.autor

Leave a Comment