Futboll Kategoria Superiore Sport

KËRKON PËRFORCIME NË MBROJTJE/ Kukësi hedh grepat për futbollistin e klubit korçar…

Kukësi i sezonit të ri po ndryshon shumë nga ekipi i sezonit që sapo përfundoi. Me ardhjen e Shpëtim Duros si trajner, ekipi po pëson ndryshime të mëdha, si në dalje ashtu dhe ardhje. Ishte presidenti Safet Gjici, i cili për gazetën pas ardhjes së trajnerit Duro tha se teknikut të ri do t’i bëhen 2- 3 “dhurata”, pra, do afrohet ky numër futbollistësh për ta përforcuar ekipin, ajo pritet dhe të ndodhë.

Në momentin që u zyrtarizua trajneri Duro, Kukësi kishte vetëm pak orë që kishte zyrtarizuar dhe Mirlind Dakun nga Osijeku, për të cilin trajneri kishte dhënë OK-in, edhe pse nuk ishte zyrtarizuar akoma. Por, duke parë që ende nuk është arritur akordi me kapitenin Ylli Shameti dhe me Ardjan Cuculin, drejtuesit po punojnë për të afruar një qendërmbrojtës tjetër. Bëhet fjalë për Bajram Jashanicën.

jashanica-1

Për shtatlartin kosovar është rihapur pista e afrimit dhe është drejtori Nexhipi që po negocion me të dhe me homologët e tij korçarë. Zyrtari i Kukësit beson se do të arrijë marrëveshjen me lojtarin, por dhe me drejtuesit e Skënderbeut. Nga burime të sigurta pranë palëve pritet vetëm fati i Skënderbeut që kjo lëvizje të vihet në jetë. Nëse nuk do arrijë drejtori Nexhipi të bindë homologët e tij, frenat në do t’i marrë presidenti Gjici, i cili do ta mbyllë me presidentin Takaj.

Por, dhe me ardhjen e Jashanicës nëse nuk do të përmbyllen marrëveshjet me Shametin dhe Cuculin do të ketë probleme, pasi 29-vjeçari kosovar rikthehet në janar të luajë, pasi atëherë i përfundon dënimi nga UEFA për përdorim të substancave të ndaluara (doping).

Kështu që drejtuesit janë në hall dhe po mundohen se si të sajojnë sektorin e mbrojtjes. Përveç problemeve të mëdha për qendrën e mbrojtjes, drejtuesit janë duke parë dhe opsionet për zëvendësuesin e Ramës. Synohet një sulmues anësor dhe një mesfushor qendre.

FAZA NË MAVROVË

Ekipi i Kukësit do të udhëtojë sot drejt Mavrovës në Maqedoninë e Veriut, ku do të qëndrojë 10 ditë për të kryer një minifazë përgatitore. Gjatë kësaj kohe do të riorganizohet dhe ekipi për sezonin e ri. Me skuadrën do të udhëtojnë futbollistët që kanë dalë në stërvitje.

Në Mavrovë do të shkojnë dhe lojtarë në provë apo afrimet e reja që Kukësi mund të përmbyllë. Por, nuk dihet se çfarë po ndodh e do të ndodhë me Shametin, Cuculin e Ramën, të cilët priten që mos të udhëtojnë me ekipin, pasi me Shametin dhe Cuculin akoma nuk janë arritur marrëveshjet për vijimin e kontratës, ndërsa Rama i ka refuzuar dhe pritet që të marrë letrat.

Ndërsa është përmbyllur kontrata me Besar Musollin, i cili ka dalë në stërvitje prej ditësh në Tiranë dhe do udhëtojë me ekipin për të zhvilluar fazën.

Related posts

MONTELA NUK E HARRON MILANIN/ Mall kuqezi, çmendem për Higuainin

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Shpërthen Gattuso në fund të ndeshjes, i vërsulet gjyqtarit (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Pogba tek Inter? Ja kush është avantazhi i zikaltërve!

Delo.autor

Leave a Comment