Futboll Kombëtarja Sport

LEONARDO MALUKU I BEFASON TË GJITHË/ Futbollisti i Shpresave lë Italinë dhe transferohet tek klubi spanjoll…

Futbollisti i Shpresave, Leonardo Maloku, i ka befasuar të gjithë teksa i ka dhënë lamtumirë futbollit italian duke u transferuar te skuadra CD San Roke De Lepe që militon në kategorinë e katërt spanjolle.

Mbrojtësi ishte në pronësi të Peskarës, teksa së fundmi u aktivizua me fanellën e Fermanës në ligën e tretë italiane.

21-vjeçari numëron 13 paraqitje me fanellën e Kombëtares Shpresa, teksa ka arritur të realizojë edhe një gol.

Maloku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit me kuqezinjtë, ndërkohë që ky transferim i tij në ligën e katër spanjolle duket disi i pakuptimtë.

Futbollisti shqiptar do të nisë kështu një kapitull të ri në karrierën e tij, teksa do të tentojë të lërë gjurmë në futbollin spanjoll, për të synuar nivele më të larta.

Related posts

PRITET SHORITI I EURO 2020/ Rrezikojnë grupe ferri dhe përballje të mëdha

Delo.autor

TREGON NJË ANEKDOTË ME DEPAY/ Mbrojtësi Pique: E regjistrova te Barcelona, por ai bir k*rve nuk më dha…

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Pasim “MAGJIK” nga Insigne, ylli i Sassuolos nuk fal për Italinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment