Futboll Kategoria Superiore Sport

KLUBI KA DITËLINDJEN/ KF Tirana feston 99 vjetorin e themelimit, i bëjnë një premtim tifozëve (FOTO)

Sot është ditë feste tek klubi më i titullar në Shqipëri.

KF Tirana feston 99 vjetorin e themelimit dhe njëkohësisht duke hyrë në vitin jubilar të 100 vjetorit.

I themeluar më 15 gusht 1920, klubi kryeqytetas ka arritur suksese të shumta, por në vitet e fundit ka humbur shumë nga shkëlqimi i saj, duke rënë dhe nga Kategoria Superiore.

Megjithatë drejtuesit, po punojnë që në 100 vjetor të rikthehen te trofetë dhe madje, në një postim në “Facebook”, klubi bardheblu ka bërë edhe një premtim.

“99 vite KF Tirana

Urime ditëlindjen të gjithë tifozëve bardheblu. Ky do të jetë një vit jubile në pritje të 100 vjetorit të klubit. Ta jetojmë e ta shijojmë bashkë me premtimin se nuk do të festojmë vetëm në ditëlindjen e 100.

Të gjithë bashkë Forca Tirona”, shkruhej në postimin e klubit bardheblu me rastin e 99-vjetorit të themelimit.

Related posts

“KAM FOLUR ME OLSI RAMËN DHE OSMANIN/ Igli Tare kundër FSHF: Nuk mund të mohojnë të drejtën për…

Delo.autor

REAL SOCIEDAD-ATLETICO/ Hermoso i shpëton mbulimit të mbrojtjes dhe realizon një “PERLË” me kokë (VIDEO)

Delo.autor

Premio të “çmendura” në Botërorin e Rusisë/ Portugalia, Spanja dhe Gjermania për rekord

Sadik.Autor

Leave a Comment