Futboll La Liga Sport

IU KËRKUA TË LARGOHET NGA REALI/ Afrimi i kësaj vere refuzon kalimin tek klubi… (FOTO)

Takefusa Kubo u transferua te Real Madridi këtë merkato, nga skuadra japoneze e Tokios.

18-vjeçari ishte i grumbulluar me skuadrën e parë të Realit në SHBA, ku tregoi paraqitje shumë të mira gjatë përgatitjeve para-sezonale. Drejtuesit kishin vendosur që lojtari të luante për të rinjtë, sezonin e ri dhe jo me skuadrën e parë.

Kohët e fundit, Real Vajadoidi ka shfaqur interes për të marrë mesfushorin në formën e huazimit për një vit, dhe pikërisht kjo i ka pëlqyer Real Madridit, të cilët kishin pranuar menjëherë marrëveshjen.

Por, është pikërisht Kubo, ai që ka refuzuar të kalojë tek skuadra tjetër spanjolle, pasi preferon të qëndrojë me të rinjtë e “Los Blankos”. Gjithsesi drejtuesit do të provojnë përsëri të bindin japonezin të kalojë në huazim, pasi mund të marrë më shumë eksperiencë.

Related posts

Achraf Hakimi: Dua të qëndroj gjatë tek Real Madridit

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Mourinho rikthehet në Itali pas 11 vitesh, firmos akordin me klubin e Serie A…

Delo.autor

Messi makthi i ‘Bernabeut’, 14 gola në fushën e Realit

Q.Autor

Leave a Comment