Futboll Seria A Sport

KRAHASON STËRVITJET E “DJAJVE E KUQ” ME INTER/ Lukaku sqaron: Është ndryshe…

Romelu Lukaku e pranon se stërvitjet me Interin në përgatitje për sezonin e ri të Serisë A janë shumë më ndryshe në krahasim me ato që i bënte sa ishte pjesë e Manchester Unitedit.

Ai tha se përderisa në Angli punohet shumë, në Itali bëhet punë e vërtetë.

Sulmuesi belg dha një intervistë për “Otro”, të transmetuar në Instagram, pas transferimit të tij prej 80 milionë eurosh nga Manchester United tek Interi gjatë merkatos së kësaj vere.

Në këtë intervistë, Lukaku sqaroi ndryshimet e para që ka vënë re mes të përgatitjeve për Serie A dhe përgatitjeve për Premierligë.

“Është punë e vështirë. Është ndryshe. Në Angli, te Manchester United ka shumë punë, por këtu tek Interi bëhet punë e vërtetë”, u shpreh Lukaku për “Otro”.

“Qyteti është i mirë, por unë nuk kam ardhur këtu për të jetuar, kam ardhur për t’i ndihmuar skuadrës të arrijë diçka”.

Related posts

SALAH KËRKON LARGIMIN NGA LIVERPOOL/ Klopp tregon të ardhmen e sulmuesit: Ai e shijon çdo seancë stërvitore, kështu që…

Delo.autor

Liverpool mposht Evertonin, Van Dijk fiton zemrat e tifozëve në debutim

Q.Autor

VIJON SEANCAT STËRVITORE PËR SFIDËN NDAJ ÇEKISË/ “Shpresat” me atmosferë të shkëlqyeshme, Samir Ujkani e Aliti besojnë tek…

Delo.autor

Leave a Comment