Futboll Sport

KUSH MERR IKARDIN KA TELASHE/ Tani Uanda do zihet çdo javë me Kasanon e Vierin

Uanda Nara nuk heqë dorë nga pjesëmarrja në emisionin “Tiki Taka” dhe kjo normalisht nënkupton telashe për këdo që do të ketë në radhët e tij që nga java e ardhshme Mauro Ikardin. Pjesëmarrja e saj në emisionin televiziv sportiv, ku shpesh lëshonte deklarata polemizuese, ishte një nga shqetësimet e mëdha të Interit që shtyu në largimin e Ikardit.

Mendohej se kjo do të shtynte partneren e sulmuesit të braktiste emisionin televiziv, pro kjo gjë nuk do të ndodhë. Uanda Nara është konfirmuar edhe për këtë edicion te emisionit të rrjetit Mediaset. Tifozët e Interit, apo cilësdo skuadër ku do të përfundojë Ikardi, do të kenë mundësi të dëgjojnë komente nga më të ndryshmet rreth situatës së ekipit të tyre, që normalisht janë fjalë të prezantueses, por që shpeshherë janë interpretuar si mendime të vetë sulmuesit.

Për më tepër, në emisionin që fillon që më 25 gusht, Uanda Nara do të ketë përkrah dy emra të njohur të futbollit italian, Antonio Kasano dhe Kristian Vieri. Të dy nuk kanë kursyer kritikat ndaj saj dhe ndaj Ikardit për mënyrën se si janë sjellë në vitet e fundit ndaj në çdo javë priten “shkëndija” në një emision që padyshim do të jetë ndër më të ndjekurit në Itali.

Related posts

Cristiano në delir: “Kam fituar gjëra të bukura në karrierë sa që nuk kam më ëndrra”

Q.Autor

NEYMAR PËRBALLET ME 6 VITE BURG/ Çështja transferimi i dyshimtë Santos-Barca

Isa.Autor

Pas Kamara, Teuta synon edhe “vëllain binjak”, Sidibe drejt Durrësit

Isa.Autor

Leave a Comment