Futboll Sport

MPOSHT ME PENALLTI CHELSEAN/ Liverpooli fiton Superkupën e Europës

Liverpooli është fituesja e Superkupës së Europës.

Të besuarit e Jurgen Kloppit u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke mposhtur Chelsean në finalen e parë evropiane për këtë sezon.

Liverpooli ka arritur këtë sukses për herë të katërt në histori të klubit ndërsa Tammy Abraham ishte fytyra tragjike e bluve londinezë pasi humbi penalltinë e fundit.

120 minuta lojë nuk mjaftuan për të nxjerrë fituesin, ndërsa golat gjatë lojës u shënuan nga Olivier Giroud, Jorginho (penallti) dhe për “Redsat” realizoi dy herë Sadio Mane.

Vlen të theksojmë që minutat e fundit të pjesës së dytë dhe në shtesë loja pësoi një ritëm të ulët për shkak të kondicionit fizik të lojtarëve.

Related posts

FITORE E MERITUAR/ Atletico mposht Alaves falë golit të Suarez dhe shkëputet sërish në krye

Delo.autor

CHAMPIONS/ Pas një pasimi nga Sancho, Talenti Haaland zhbllokon sfidën ndaj Club Brugge (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Skënderbeu “MBRET” i Superligës, i madh përballë të mëdhenjve!

Isa.Autor

Leave a Comment