Futboll Sport

LAÇI-SKËNDERBEU/ Rast i artë për “Kurbinasit”, ja çfarë humbet Berisha (VIDEO)

Laçi dhe Skënderbeu luajnë së bashku sfidën e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Kurbinasit e Sulejman Starovës, do të kërkojnë pikët e para në këtë sezon të ri, teksa vijnë në këtë përballje pas disfatës 1-0 ndaj Vllaznisë.

Nga ana tjetër korçarët e Ilir Dajës, arritën të triumfonin në sekondat e fundit ndaj Flamurtarit, falë golit të Gripshit, teksa do të tentojnë të vijojnë serinë e rezulteve pozitive, edhe pse me probleme të shumta në organikë.

Kujtojmë që Laçi e ka mposhtur Skënderbeun në 2 përballjet e sezonit të kaluara të luajtura në shtëpi. Të dy trajnerët, Starova dhe Daja kanë bërë publikë edhe formacionet zyrtare, teksa nuk mungojnë surprizat. Te korçarët bie në sy aktivizimi i mbrojtësi Jorgo Meksi, i cili ditën e sotme firmosi me bardhekuqtë.

Ka startuar takimi, vendasit menjëherë në sulm. Mundësi e artë për Laçin në minutën e 2-të. E pabesueshme çfarë humbet Elvi Berisha, nga shumë pranë vijës fatale. Futbollisti bën më të vështirën, duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit.

 

Related posts

E TRISHTË/ I infektuar prej ditësh me koronavirus, ndahet nga jeta ish-kampioni shqiptar… (FOTO)

Delo.autor

EMOCIONUESE/ DYBALA i lutet me SHPIRTË idhullit të tij MESSIT për rikthim tek…

Isa.Autor

Ish-mesfushori i Realit pa skuadër, Mourinho synon ta marrë te Manchesteri

Q.Autor

Leave a Comment