Futboll Gossip Sport

ËSHTË NJË NGA MODERATORET MË TË MIRA SPORTIVE/ Eva Murati zbulon si e “ngacmojnë” futbollistët

Eva Murati është një nga moderatoret më të mira sportive dhe më të komentuara në të njëjtën kohë. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku publikon shpeshherë foto personale gjatë jetës së saj të përditshme apo dhe në ambjentet e emisionit të cilin ajo drejton, ‘Champions League’. Së fundmi, Eva ka qenë e ftuar në emisionin ‘Trokit’ në ‘InTv’ dhe për herë të parë pranoi se merr mesazhe nga futbollistët. Eva zbuloi se merr shumë mesazhe të tilla si: “çkemi”, “ylli”, “zemra”, “shpirti”, pa dhënë asnjë detaj tjetër në lidhje me emrat e tyre. Pyetur për skuadrat me tifozët më të zjarrtë shqiptarë, moderatorja tha se ishte ‘Partizani’ dhe ‘Tirana’. Kujtojmë se së fundmi, Eva ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave shqiptare për shkak të lidhjes së saj me djalin e deputetes Jozefina Topalli, Genar Topalli.

Related posts

FENOMENAL/ RAMOS thyen REKORDIN e Hierros te Spanja, ja për çfarë bëhet fjalë

Isa.Autor

16 vjet nga magji nga Leo Messi me Barcelonën

Q.Autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Portugali-Francë. Rezultati 2-2

Delo.autor

Leave a Comment