Futboll Sport

LAJM I MADH/ Ish-lojtari i Liverpool mbërrin në Itali për vizitat mjekësore tek klubi…

Atalanta do të luajë për herë të parë në histori në Ligën e Kampionëve, dhe drejtuesit po përforcojnë skuadrën në mënyrë që të kenë një paraqitje të mirë.Martin-Skrtel-o

Sipas asaj që shkruan “Calciomercato”, Martin Skrtel, ka mbërritur në Bergamo, dhe do të kryejë vizitat mjekësore me zikaltërit. 34-vjeçari është një lojtar me eksperiencë, dhe drejtuesit mendojnë se ai do të jetë një ndihmesë e madhe, në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi ka luajtur nga viti 2007 deri në vitin 2016 me Liverpulin, ku ka zhvilluar 320 ndeshje, duke shënuar edhe 18 gola. Në 3 sezonet e fundit, sllovaku u aktivizua në kampionatin turk, me Fenerbahçen, dhe nga 1 korriku ishte një lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës.skrtel.fenerbahce.2018.19.750x450

Skrtel tani është duke zhvilluar vizitat mjekësore me klubin bergamask, dhe më pas do të nënshkruajë një kontratë 1-vjeçare, me 1 milionë euro në sezon.

Related posts

HUMBËN CHAMPIONSIN/ Lojtari i Brighton tallet keq me “Topçinjtë”, ja gjesti (VIDEO)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ TOTTENHAM/ Solskjaer: Turpërimi ndaj Liverpool, një nga ditët më të errëta

Delo.autor

SFIDA NDAJ BARCELONËS NË CHAMPIONS/ Sulmuesit Uzuni nuk i bëhet realitet ëndrra e përballjes me “Pleshtin”, ja aryseja…

Delo.autor

Leave a Comment