Futboll Shqipëri Sport

KËRCËNIMET E ULTRASVE FASHISTË NDAJ HYSJAT/ Reagon Ambasada Shqiptare në Itali: Dënojmë diskriminimin

Çështja Hysaj vazhdon të jetë një temë e nxehtë përtej Adriatikut, pasi kërcënimet dhe fyerjet e ultrasve fashistë të Lacios ndaj mbrojtësit janë kthyer në temën e ditës atje. Futbollisti shqiptar ka marrë një mbështetje të gjerë, edhe nga vetë tifozët e Lacios të cilët i kanë dalë në mbrojtje në rrjetet sociale, ndërsa për këtë temë së fundmi është shprehur edhe Ambasada Shqiptare në Itali, nëpërmjet Ambasadores Anila Bitri Lani.

Kjo e fundit, me një reagim zyrtar për “Adnkronos”, ka treguar qëndrimin e selisë diplomatike pas kësaj ngjarje të turpshme që ndodhi në ditët e kaluara.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë rezervon të drejtën që të mos komentojnë temat e diskutimit të brendshëm. Përtej kësaj, debatoi nuk ka lidhej me kombësinë e zotit Hysaj.

Nënvizojmë se respektojmë lirinë e shprehjes, ashtu si refuzojmë dhe dënojmë gjuhën e urrejtjes, thirrjet raciste dhe diskriminimin që shkojnë kundër normave dhe standardeve të demokracisë”, shkruhej në reagimin zyrtar nga Ambasadorja Lani.

Related posts

VIDEO/ Zhbllokohet rezultati, Inter në avantazh ndaj Crotones

Q.Autor

DERBI I MADRIDIT/ REALI dhe ATLETICO barazojnë: “Colchoneros” rishkruajnë historinë

Isa.Autor

Shqiponja në modë, edhe futbollisti arab feston si “shqiptar” (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment