Futboll Sport

LAMTUMIRË ANËSORË/ FIFA po mendon t’i zëvendësojë arbitrat me…

Na pëlqen apo jo, revolucioni teknologjik në futboll ka nisur. Dhe, me shumë mundësi, nuk do të përfundojë së shpejti. Polemikat që vazhdojnë të jenë prezente pavarësisht prezantimit të VAR-it, nuk duket se do ta ndalin FIFA-n që vijon betejën e saj për të përmirësuar (ose të paktën tenton ta bëjë) vendimet e arbitrave.

E vetmja risi që nuk ka prodhuar polemika është Teknologjia mbi Vijën Fatale. Në atë rast, nuk nevojitet ndërhyrja njerëzore, ashtu si “Syri i Fajkoit” në tenis dhe arbitrit i vjen sinjali në krah: nëse është gol në rregull, nëse jo, atëherë vendimi duhet të pranohet.

Lamtumirë anësorë – Sipas “Mirror”, arbitrat kryesorë mund të mbesin së shpejti të vetëm në fushë, sepse FIFA po mendon që t’i zëvendësojë ndihmësit e tyre me robotë. “FIFA ka ndërtuar një departament teknologjik që po e studion këtë argument. Anësorët do të zëvendësohen nga telekamerat dhe kompjuterë? Një ditë mund të ndodhë”, thotë një burim i qeverisë botërore të futbollit për tabloidin.

Por, pavarësisht se duket një skenar i së ardhmes, mundësia është që kjo të ndodhë vërtet. Sigurisht, mbetet një punë e vështirë, pasi përfshin edhe sensorizimin e gjithçkaje, përfshirë lojtarët, në mënyrë që anësorët robotë t’i dërgojnë arbitrit kryesor rezultatin e analizës së tyre.

Një tjetër vështirësi do të jetë se si sistemi i automatizuar do të menaxhojë rastet e interpretueshme, si për shembull pozicioni jondikues apo prekja e pavullnetshme dhe kjo mund të krijojë polemika.

Related posts

Ndëshkim i pazakontë në Angli/ Arbitri i kërkon emrin, lojtari ia thotë, por merr karton të kuq

Q.Autor

PLASI SHERRI MASIV NË VLORË PAS NDESHJES/ Administratori: Shumë e trupshme. Nuk dua boksierë, por…

Delo.autor

“BISHA KUQEZI”/ Durmishaj hedh hap të madh në karrierë, FIRMOS me një klub GJIGAND

Isa.Autor

Leave a Comment