Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Luftëtari-Partizani. Rezultati 0-1

Luftëtari dhe Partizani luajnë në stadiumin e qytetit të Gjirokastrës, mes tyre sfidën e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore.

Të dyja ekipet vijnë nga një humbje në javën hapëse, dhe kampionët në fuqi të Partizanit, duan medoemos fitoren për të kthyer faqen, për më tepër në një fushë ku kanë 22 vite pa fitore.

Nga ana tjetër, Luftëtari i Klodian Duros, me shumë probleme e me lojtarë të ardhur vetëm së fundmi në ekip, do të provojë të ndalë Partizanin.

 

LIVE | Luftëtari-Partizani 0-1

GOL:  / Telushi 15′

 

KOMENTI LIVE

17’ Çfarë humb Braun. Del i vetëm me Paiteris, godet, por portieri devijon në këndore.

15’ GOOOOOL PARTIZANI 0-1/ Zhbllokohet sfida në Gjirokastër. Pas një goditje këndi, topi shkon tek Telushi, i cili me një goditje të bukur me kokë, tund rrjetën.

12’ Telushi jep një top të gjatë për Trashin, ky i fundit hedh në zonën e Luftëtarit, por Lala spastron.

9’ Luftëtari niset në një aksion të shpejtë drejt sulmit, topi tek Çela, por ky i fundit godet dhe devijohet në duart e Alban Hoxhës.

5’ Provon sërish Partizani, Asani jep një pasim për Kordeiron, godet me të djathtën, por Paiteris çon topin në goditje këndi.

4’ Krosim nga këndorja në zonë, Çela devijon, por pret Alban Hoxha.

3’ Lika i rrëmben Trashit një top në mesfushë. Avancon në fundoren e djathtë, dhe kroson në zonë, por Bitri e çon topin në goditje këndi.

1′ Nis ndeshja në Gjirokastër.

 

FORMACIONET

LUFTËTARI: Paiteris, Ahmetaj, Isufi, Lala, Dushkaj, Açka, Hyseni, Rrapo, Çela, Lika, Fili.  Trajner: Klodian Duro. bandicam 2019-08-28 15-23-28-656

PARTIZANI: Hoxha, Bitri, Belici, Boldor, Kordeiro, Romero, Telushi, Mala, Trashi, Asani, Braun. Trajner: Franko Lerda.

bandicam 2019-08-28 15-24-03-671

PANORAMASPORT.AL

Related posts

Notat e fazës së parë/ Partizani SUPER, Skënderbeu bën detyrën. Tirana e Flamurtari…

Isa.Autor

BAYERN MUNICH MERR LAJMIN E KEQ/ Bomberi Lewandowski dëmtohet me kombëtaren. Ja sa do të mungojë…

Delo.autor

“VLAHOVIC DHE DONNARUMMA PA LIDER”/ Drejtori i Serie A: Mourinho aktor, ndërsa Roma u bë si bordello

Delo.autor

Leave a Comment