Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Laçi-Skënderbeu. Rezultatit 1-0

Laçi dhe Skënderbeu luajnë së bashku sfidën e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Kurbinasit e Sulejman Starovës, do të kërkojnë pikët e para në këtë sezon të ri, teksa vijnë në këtë përballje pas disfatës 1-0 ndaj Vllaznisë.

Nga ana tjetër korçarët e Ilir Dajës, arritën të triumfonin në sekondat e fundit ndaj Flamurtarit, falë golit të Gripshit, teksa do të tentojnë të vijojnë serinë e rezulteve pozitive, edhe pse me probleme të shumta në organikë.

Kujtojmë që Laçi e ka mposhtur Skënderbeun në 2 përballjet e sezonit të kaluara të luajtura në shtëpi. Të dy trajnerët, Starova dhe Daja kanë bërë publikë edhe formacionet zyrtare, teksa nuk mungojnë surprizat. Te korçarët bie në sy aktivizimi i mbrojtësi Jorgo Meksi, i cili ditën e sotme firmosi me bardhekuqtë.

LIVE| LAÇI-SKËNDERBEU 1-0

KOMENTI LIVE: 

20′ GOOOL LAÇI 1-0/ Vendasit kalojnë në avantazh. Ishte sulmuesi Nuabueze që ka gjetur rrugën e rrjetës! 

13′ Oto Xhon provon të surprizojë Stazhillën me një gjuajtje nga brenda zonës, por gjuajtja e sulmuesit përfundon në duart e portierit.

9′ Tjetër mundësi shënimi. Lushkja provone me të djathtën nga jashtë zonës, topi shkon ngjitur me shtyllën.

8′ Shans i artë për Skënderbeun. Muzaka servir për Bregun, i cili brenda zonës, provon me një diagonale, por topi shkon gjitur me shtyllën e Stazhillës.2′ Mundësi e artë për Laçin. E pabesueshme çfarë humbet Elvi Berisha, nga shumë pranë vijës fatale. Futbollisti bën më të vështirën, duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit.

1′ Ka startuar takimi, vendasit menjëherë në sulm.

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Stazhilla, Ignjatoviç, Gjoni, Fangaj, Domgjoni, Shehu, Lushkja, Turkaj, Xhixha, Berisha, Nuabueze. Trajner: Sulejman Starova.

SKËNDERBEU: Koliçi, Pëllumbi, Dita, Pollozhani, Meksi, Muzaka, Taipi, Bregu, Gripshi, Oto Xhon, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja.

Related posts

“JAM AKOMA GJALLË”/ Pogba “ÇMEND” rrjetet sociale me VIDEON pas operacionit

Delo.autor

KËRKON PREJ KOHËSH NJË YLL KLASI/ Mourinho gjen zëvendësuesin e Kane, hedh sytë tek sulmuesi i Serie A…

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Tirana mposht Dinamon me “POKER” dhe vazhdon arratinë në krye

Delo.autor

Leave a Comment