Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Vllaznia-Tirana, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Vllaznia dhe Tirana luajnë mes tyre, “klasiken” e futbollit shqiptar, e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore.

Në “Loro Boriçi” të Shkodrës, të dyja ekipet vijnë në kuotën e 4 pikëve në renditje, pas një fitoreje dhe një barazimi. Shkodranët kërkojnë të vijojnë me formën e mirë në këtë nisje të kampionatit, ndërsa nga ana tjetër, Tirana pas barazimit ndaj Teutës, kërkon me doemos fitore, edhe pse në një ndeshje tradite.

Në një stadium të mbushur me tifozë vendas, por ku nuk mungojnë as tifozët e Tiranës të ardhur nga kryeqyteti, atmosfera është e zjarrtë, e denjë për një takim të tillë në Superiore.

 

LIVE | Vllaznia-Tirana 0-0

 

KOMENTI LIVE

Prononcimet nga fundi i pjesës së parë

Renato Malota: Duhet të mbyllim më mirë hapësirat, po i lëmë shumë Tiranës. Po na vë në vështirësi duke na sulmuar vertikalisht. Do mundohemi që në pjesën e dytë t’ia kthejmë Tiranës me kundërsulme.

Eni Imami: U bë e disata ndeshje që po shkojm deri te 16 metrat, dhe po hasim probleme me pasin e fundit. Uroj që ta zgjidhim sepse nuk mund të shkojmë gjithmonë, e të rrezikojmë mbrapa pastaj.

Mbyllet pjesa e parë. Vllaznia-Tirana 0-0

45’ Zogaj provon me një të djathtë nga jashtë zone, por Imami e bllokon.

38’ Kale pason bukur për Hasanin, shkodranin kërkon të nisë menjëherë Ngonë, por Shehi kupton gjithçka dhe mbyll aksionin e bardhebluve.

37’ Sinjo provon direkt kuadratin nga goditja e dënimit, por topi mbi traversën e Likës.

36’ Ndëshkohet edhe Çelhaka me të verdhë, për një ndërhyrje të gabuar ndaj Zogajt.

33’ Ka dhe tensione mes tifozerive, të cilat shkëmbejnë ofendime në distancë.

29’ Hoxhallari provon me një goditje nga larg me të majtën, por plotësisht pa shënjestër gjuajtja e mëngjerashit.

28’ Ngo merret vesh mirë me Hasanin, por shkodrani pëson faull nga pas.

27’ Karton i verdhë për Sinjon, ku Jorgji e ndëshkon për një simulim në mesfushë.

23’ Kartoni i parë i verdhë i sfidës. Ndëshkohet Gurishta për një faull ndaj Halilit.

20’ Osmani nga brenda zone, godet bukur me të djathtën, por topi devijohet sërish në goditje këndi.

19’ Hasani lë një top për Kalenë, godet braziliani, por Sherri ndal, duke çuar në goditje këndi.

17’ Osmani largon në rivënie anësore, ku Gurishta po dilte rrezikshëm në të majtë.

8’ Kundërsulm i shpejt i Sinjos, Çelhaka i jep një të shtyrë, por asgjë për Jorgjin. Ka protesta në radhët e shkodranëve.

8’ Halili godet nga jashtë zone drejt portës së Sherrit, por pret gardiani.

7’ Ndërhyrje e gabuar e Shtubinës ndaj Hoxhallarit, faull në fundoren e majtë për Tiranën.

6’ Ngo dhe Kale kombinojnë bukur në sulm, por shkodranët mbyllin anglezin në fund, duke shuar një mundësi që shtatlarti kishte për të goditur.

4’ Osmani largon me kokë, një harkim nga Gilman Lika në zonën e bardhebluve.

3’ Kale hedh një top në zonë nga një goditje dënimi, por spastrojnë zonën shkodranët.

2’ Zogaj lëviz në hyrje të zonës së Tiranës, kapet nga Osmani, por gjithçka e rregullt për Jorgjin.

1′ Nis takimi në Shkodër.

 

 

FORMACIONET

VLLAZNIA: Sherri, Shtubina, Malota, Shehi, Gurishta, Krymi, Hygor, Lika, Sinjo, Kruja, Zogaj.  Trajner: Mirsad Jonuz.

bandicam 2019-08-31 18-39-38-815

TIRANA: Lika, Doka, Osmani, Imami, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Hasani, Kale, Halili, Ngo. Trajner: Ardian Mema.

bandicam 2019-08-31 18-34-43-990

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Dojando Myftari, Astrit Mahmuti, Ermal Barushi(i katërt), Juxhin Xhaja(pas porte), Andi Koçi(pas porte)

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Nuk bën pjesë në planet e Ancelotti-t, ndizet derbi Inter-Milan në merkato për…

Delo.autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Angli-Belgjikë. Rezultati 2-1

Delo.autor

Milan merr lajmin befasues nga UEFA; ja çfarë pritet të ndodh me klubin italian

Sadik.Autor

Leave a Comment