Futboll La Liga Sport

“ÇMENDURI” NË LA LIGA/ Atletico triumfon me përmbysje, Real Madrid i falet Nachos. Barcelona katastrofë

Çmenduri në javën e parafundit të La Ligas, me Atletico Madrid që ka arritur të bëjë përmbysjen e titullit ndaj Osasunës në shtëpi, me fitoren 2-1 që u vulos nga Suarez. Real Madrid triumfoi në Bilbao 0-1, ndërsa Barcelona hoqi dorë përfundimisht nga gara pas humbjes befasuese 1-2 ndaj Celtas. Atletico Madrid dominoi gjithçka në pjesën e parë ndaj Osasunës, por asnjë nga tentativat nuk shkoi në rrjetë dhe fraksioni u mbyll 0-0.

Në pjesën e dytë, madrilenët u hodhën në sulm në kërkim të fitores dhe në minutën e 75-të e pësuan në kundërsulm. Zhgënjim i madh te djemtë e Simeones që panë shpresat e titullit t’i largoheshin, por çdo gjë ndryshoi.

Fillimisht, Renan Lodi shënoi në minutën e 81’, duke barazuar 1-1 dhe pëmbysja e çmendur erdhi 3 minuta para fundit. I zakonshmi Luis Suarez shkundi rrjetën dhe çoi shifrat në 2-1. Festë e çmendur tek Atletico që tashmë është vetëm një fitore larg titullit kampion.

Nga ana tjetër, në Bilbao, Real Madrid mban gjallë shpresat për titull, pasi ka fituar me shifrat 0-1. Një gol i Nachos i në minutën e 68’ ka mjaftuar për fitoren 0-1. Surpriza e madhe ka ardhur në “Camp Nou”, ku Barcelona i ka thënë lamtumirë titullit pas humbjes shokuese 1-2 ndaj Celta Vigos.

Messi shënoi në minutën e 28’, por Santi Mina përmbysi gjithçka. Fillimisht, Mina barazoi në pjesën e parë dhe në minutën e 89’ shënoi golin e surprizës së madhe, që nxjerr jashtë gare përfundimisht Barcelonën.

Related posts

BARAZIM ME GOLA/ Ndeshje dramatike, Dinamo dhe Laçi ndajnë pikët në “Elbasan Arena”

Delo.autor

E FUNDIT/ STUHIT E SHIUT NË ROMË: Ndeshja mes LAZIOS dhe INTERIT drejtë…

Isa.Autor

FITORE ME GOLEADË/ Kastrioti i shkakton humbjen më të thellë Gjirokastrës në shtëpi

Delo.autor

Leave a Comment