Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Vllaznia-Tirana. Rezultati 0-2

Vllaznia dhe Tirana luajnë mes tyre, “klasiken” e futbollit shqiptar, e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore.

Në “Loro Boriçi” të Shkodrës, të dyja ekipet vijnë në kuotën e 4 pikëve në renditje, pas një fitoreje dhe një barazimi. Shkodranët kërkojnë të vijojnë me formën e mirë në këtë nisje të kampionatit, ndërsa nga ana tjetër, Tirana pas barazimit ndaj Teutës, kërkon me doemos fitore, edhe pse në një ndeshje tradite.

Në një stadium të mbushur me tifozë vendas, por ku nuk mungojnë as tifozët e Tiranës të ardhur nga kryeqyteti, atmosfera është e zjarrtë, e denjë për një takim të tillë në Superiore.

 

LIVE | Vllaznia-Tirana 0-2

GOL:  / Halili 58′, Ngo 59′

 

KOMENTI LIVE

59’ GOOOOOOOL TIRANA 0-2/ Shënon edhe të dytin Tirana, me kokë, pas një gabimi të shkodranëve.

58’ GOOOOOOL TIRANA 0-1/ Zhbllokohen shifrat në Shkodër. Grent Halili shënon për kryeqytetasit.

54’ Karton i verdhë edhe për Eni Imamit te Tirana.

53’ Ndalet për disa sekonda ndeshja, teksa tifozët vazhdojnë të hedhin një “lumë” shishes nga tribunat.

52’ Lika rrëzohet pas një ndërhyrje të Hoxhallarit, kërkojnë penallti shkodranët, por asgjë për vendasit.

46’ Menjëherë nis me faull të Hoxhallarit, i cili ndëshkohet me karton të verdhë.

46’ Nis pjesa e dytë në “Loro Boriçi”.

Related posts

Zidane akuza të rënda ndaj Bale, shihni çfarë thotë

Delo.autor

PAMJE TË RËNDA/ DUELI HISTORIK: Ja dëmtimi i syrit që tronditi botën e boksit (FOTO)

Isa.Autor

Prapaskena e Kulibali: Isha më i shkurtër, Napoli kërkoi ‘ulje’

Sadik.Autor

Leave a Comment