Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu: Ka nisur supersfida në Kamzë, korçarët menjëherë në sulm

Po luhet në stadiumin e Kamzës supersfida e javës së 16-të mes Kukësit dhe Skënderbeut. Si verilindorët ashtu edhe korçarët luajnë në këtë përballje me synimin e vetëm, për të marrë 3 pikë.

Skuadra e Orges Shehit vjen në këtë sfidë pas humbjes ndaj Teutës dhe barazimit në transfertë ndaj Tiranës, ndërkohë që Kukësi ka arritur të fitojë 2 përballjet e fundit, atë ndaj Kamzës dhe Luftëtarit, teksa shpreson të vijojë ecurinë  e rezultateve positive.

bandicam 2018-12-07 13-57-13-169

3 është diferenca e pikëve me këtyre 2 skuadrave në këtë javë të 15-të, teksa juglindorët mbajnë vendin e dytë me 30 pikë, ndërsa kuksianët ndodhen në vend të 4-t me 27 pikë. Në 5 përballjet e fundit mes njëra-tjetrës, 3 herë ka triumfuar Skënderbeu, 1 herë Kukësi dhe 1 sfidë është mbyllur në barazim 2-2.

bandicam 2018-12-07 13-57-18-018

Të dy trajnerët kanë bërë publik formacionet zyrtare, teksa nuk mungojnë surprizat. Sulmuesi kryesor i Kukësit, Rexhinaldo, nuk do të startoj si titullar për shkak të një dëmtimi dhe ndodhet në stol. Vendin e tij e zë Shpehar. Nuk mungojnë surprizat as në kampin korçar, teksa Shehi i ka besuar një vend titullari Filit, duke ulur në stol Gripshin.

LIVE| KUKËSI-SKËNDERBEU 0-0

KOMENTI LIVE:

1′ Ka nisur përballja në Kamzë, numër i konsiderueshëm tifozët në stadium. Korçarët menjëherë në sulm.

KUKËSI: Frashëri, Maliqi, Krasniqi, Shameti, Cuculi, Limaj, Dzaria, Kordeiro, Çyrbja, Ethemi, Shpehar. Trajner: Armando Cungu.

SKËNDERBEU: Teqja, Vangjeli, Sambou, Aliti, Abazi, Muzaka, Dita, Demte, Fili, Bregu, Oto Xhon. Trajner: Orges Shehi.

GJYQTARË: Juxhin Xhaja

Related posts

KUPA E ANGLISË/ I mjaftojnë 4 minuta lojë, mbrojtësi Sanchez zhbllokon sfidën për Tottenham (VIDEO)

Delo.autor

Pa Hummels dhe 3 ndryshime, Gjermania kërkon ”ringjalljen”

Isa.Autor

500 GOLA NË 500 NDESHJET E FUNDIT/ Ju njohim me “Jashtëtokësorin” Leo Messi

Delo.autor

Leave a Comment