Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Poluhet ndeshja Laçi-Skënderbeu, nis pjesa e dytë me gol. Rezultati 1-1

Laçi dhe Skënderbeu luajnë së bashku sfidën e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Kurbinasit e Sulejman Starovës, do të kërkojnë pikët e para në këtë sezon të ri, teksa vijnë në këtë përballje pas disfatës 1-0 ndaj Vllaznisë.

Nga ana tjetër korçarët e Ilir Dajës, arritën të triumfonin në sekondat e fundit ndaj Flamurtarit, falë golit të Gripshit, teksa do të tentojnë të vijojnë serinë e rezulteve pozitive, edhe pse me probleme të shumta në organikë.

Kujtojmë që Laçi e ka mposhtur Skënderbeun në 2 përballjet e sezonit të kaluara të luajtura në shtëpi. Të dy trajnerët, Starova dhe Daja kanë bërë publikë edhe formacionet zyrtare, teksa nuk mungojnë surprizat. Te korçarët bie në sy aktivizimi i mbrojtësi Jorgo Meksi, i cili ditën e sotme firmosi me bardhekuqtë.

LIVE| LAÇI-SKËNDERBEU 1-1

Nuabueze 20′  / Bregu 48′ 

KOMENTI LIVE: 

51′ Taipi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

48′ GOOOOOL SKËNDERBEU 1-1/ Supergol i Dejvi Bregut, vendoset baraspesha në Laç. Kundërzbritje e shpejtë nga krahu i djathtë i korçarëve, pas një asisti nga Krasniqi, futbollisti vlonjat  me një kthesë të shkëlqyer brenda zonës dërgon topin në rrjetë

46′ Starton pjesa e dytë.

Related posts

“KUPA E ITALISË”/ Caktohen datat dhe oraret për gjysmëfinalet, ja përballjet

Delo.autor

E BUJSHME/ DE BIAZI gati për të drejtuar sërish lojtarët SHQIPTAR

Isa.Autor

Allegri kërkon që Juventusi të rikthejë besimin e humbur në derbi kundër Interit

Sadik.Autor

Leave a Comment