Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ “DEMAVE TË KUQ”/ Sulmuesi Nuabueze kthehet në problem tek Laçi, ja shkaku…

Nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro, Laçi ka marrë 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, por pa pasur mundësinë e shërbimeve të golashënuesit më të mirë të sezonit të shkuar. Mosprania e sulmuesit në fushë është justifikuar me probleme fizike të Nuabuezes, por te kurbinasit ekziston një çështje “Nuabueze”. Lojtari, edhe pse stërvitet me ekipin, ashtu si para ndeshjes me Partizanin, mungon në fushë.

Mësohet se ka një krisje mes sulmuesit dhe klubit, pasi Nuabueze dëshiron të largohet, por klubi nuk e lë me parametër zero. Madje, edhe vetë trajneri Duro ka deklaruar se po ta dinte se nuk do të luante Nuabueze, nuk do ta kishte marrë drejtimin e skuadrës. Ndonëse trajneri ka besim te skuadra që drejton, ai ka pohuar se do të ndërhyhet në merkato, vetëm në rast se do të ketë largime nga Laçi, ku lind nevoja e zëvendësimit të tyre.

Related posts

MERKATO NË SUPERIORE/ Dinamo me rekord afrimesh dhe largimesh, ja të gjitha transferimet e kryera deri tani…

Delo.autor

Anulohet ndeshja Kosovë – Bregu i Fildishtë

Sadik.Autor

NJË JAVË MË PARË NDODHEJ NË ANGLI/ Trajneri i Polonisë rezulton pozitiv me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment