Futboll Kategoria Superiore Sport

LUFTËTARI KORRIGJON GABIMET/ Trajneri Duro pret dy lojtarë gati për “demat e kuq”, ja emrat

Në pritje të konfirmimit të emrave të afruar së fundmi si dhe korrigjimit të gabimeve të shfaqura në ndeshjen ndaj Tiranës, trajneri Klodian Duro bashkë me ekipin po punon për të gjetur rezultatin pozitiv në përballjen e nesërme. Java e dytë për bluzinjtë rezervon një tjetër ndeshje të vështirë, ku nesër, në stadiumin “Gjirokastra”, Luftëtari do të përballet me Partizanin.

Një kundërshtar i fortë për të besuarit e Duros, por jo i pakalueshëm, aq më shumë në shtëpi. Për të përgatitur në mënyrën më të mirë strategjinë me të cilën Duro do t’u përgjigjet kualiteteve të “demave”, elbasanasi ka këmbëngulur me forcë në zbatimin me fanatizëm të detyrave, si në lojën mbrojtëse, ashtu dhe atë sulmuese.

Në seancën e pasdites së djeshme të zhvilluar në fushën sportive “Lefter Millo”, Duro ka insistuar që lojtarët krahas ruajtjes së përqendrimit në çdo moment të lojës, të jenë më së shumti të qetë psikologjikisht. Luftëtari pritet që ndaj Partizanit, me të gjitha gjasat, të ketë edhe shërbimet e dy lojtarëve të ardhur pak ditë më parë.

renja (1)

Apostol Furxhi, i cili luan si mesfushor qendre, si dhe sulmuesi Andi Renja janë pa dyshim dy lojtarë të rëndësishëm për Luftëtarin, që vijon procesin e riformatimit. Për mesfushorin Furxhi s’ka më dilema për t’u konfirmuar si bluzi, ndërsa Renjës i është dashur vetë të udhëtojë drejt Bullgarisë për të mbyllur sa më shpejt procedurat burokratike të federimit me Luftëtarin.

Braziliani Xhonatan Soza dhe portugezi Zhao Mendez kanë munguar në seancën e djeshme dhe mosprania e tyre është lidhur me mungesën e dokumentacionit për të cilin ata kanë shkuar që të interesohen vetë. Për Partizanin në dyshim është edhe Aurel Demo, i cili për shkak të një problemi që ka në pulpën e këmbës, nuk u stërvit dje me ekipin.

MERKATO

Përpos numrit të lojtarëve të afruar në këto ditë merkatoje, Luftëtari duket se është shumë pranë afrimit të dy-tre futbollistëve cilësorë. Burime pranë klubit bëjnë me dije për “Panorama Sport” se drejtuesit janë vënë në lëvizje për të afruar lojtarë kualitativë në çdo repart, pasi skuadra ka ende nevojë për përforcime.

Related posts

“MOS HIQ DORË NGA ËNDRRAT”/ Mrekullia e bariut të dhive që u bë “ZOT” i botës (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Cuadrado: Dybala? Duhet ta fitojë vendin në stërvitje

Q.Autor

LAÇI-SKËNDERBEU/ Momente tensioni në fushë, arbitri i mohon golin “kurbinasve” dhe… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment