Sport Të tjera

MPOSHTET NË FINALEN E “MINSK 2019″/ Nora Gjakova merr medaljen e argjendtë në Lojrat Olimpike

Nora Gjakova u mposht në finalen e Lojërat Europiane që po mbahen në ‘Minsk’ të Bjellorusisë.

Xhudistja kosovare humbi përballë ruses Daria Mezhetskaia në kategorinë e -57 kilogramëve, për ta fituar kështu medaljen e argjendtë.

Pejania përballjen e saj të parë e zhvilloi ndaj francezes Priscilla Gnettor, që arriti ta mposhte me pikë, duke kaluar në çerekfinale. Më pas e mposhti edhe Pauline Starje të Gjermanisë me një fitore te pastër, Ippon.

Nora Gjakova ka mposhtur në gjysmëfinale konkurrenten nga Portugalia, Telma Monteiro, për të kaluar kështu në finale.

Finalja e zhvilluar në Minsk i solli Norës medaljen e argjendtë, ndërsa Kosova u nderua edhe me medaljen e artë pas triumfit historik të Majlinda Kelmendit.

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Barcelona-Valladolid. Rezultati 1-0

Delo.autor

SARRI BËN “GODITJET” E FUNDIT NË MERKATO/ Ja super formacioni i Juventus me blerjet e reja (FOTO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Red Bull i mbyll derën kampionit të botës: Nuk do të vijë kurrë tek ne

Delo.autor

Leave a Comment