Futboll Seria A Sport

LUHET PËR FUNDIN E “TELENOVELËS” ICARDI/ Ja lojtari më i mirë i Inter sipas Marottas

Drejtori i  përgjithshëm i Inter-it, Beppe Marotta, ka folur për Conte-n, Ronaldo-n dhe Icardi-n nga hoteli Sheraton i Milanos, aty ku është edhe baza e merkatos për skuadrat e Serisë A.

Conte – “Nuk e di të jap një përqindje për ndikimin që ka një trajner, por e di se në këto nivele duhet të punësosh një menaxher të madh në aspektin njerëzor. Ne jemi të kënaqur që kemi hequr dorë nga blerja e një lojtari dhe që i kemi investuar paratë për rrogën e këtij trajneri. Sigurisht, është lojtari më i mirë i Inter-it. Kushton 20 milionë euro, por është sikur të kesh blerë një futbollist 20 milionësh”.

Ronaldo tek Juventus – “Ka ndikuar dëshira e lojtarit për të ardhur në Itali. Ka qenë një operacion ambicioz që është çuar përpara nga presidenti Angelli. Është një shkelje e rregullave që mund ta bësh vetëm një herë për një lojtar si ai”.

Si Maradona – “Transferimi i Maradona-s te Napoli mund të krahasohet vetëm me atë të Ronaldo-s tek Juventus-i. Ndoshta kalimi i Ronaldo-s tek Inter ka qenë në të njëjtat nivele. Ai i Maradona-s ka qenë një operacion i pabesueshëm, sepse ka ardhur lojtari më i fortë”.

Icardi – “Kur kemi vepruar, e kemi bërë me vetëdije të plotë dhe me përgjegjshmëri. Klubi ka detyrën të zgjedhë një pozicion, duhet të marrë vendime. Kanë mbetur edhe tri ditë nga mbyllja e merkatos, shpresoj që kjo telenovelë të mbyllet sa më shpejt”.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ Mourinho rikthehet në Itali, por jo te Interi. Ja klubi…

Delo.autor

ANALIZON AKTIVITETIN NË “BERNABEU”/ 99 milionë euro çdo vit për 73 lojtarë, ja si e bëri Perez Real Madridin galaktik

Delo.autor

“MBANI MEND KËTO FJALË”/ Presidenti Tacopina: Juventus, Reali dhe Barcelona do të ma kërkojnë brenda 5 vitesh

Delo.autor

Leave a Comment