Futboll

(FOTO) Arda Turan pritet si legjendë në Turqi, tifozët përplasen me policinë

Pas shumë vitesh, Arda Turan vendosi të rikthehet në Turqi, për të vijuar karrierën e tij si futbollist. Fantazisti turk la Barcelonën për t’iu bashkuar skuadrës së Istambul Basaksehir, që kryeson momentalisht kampionatin turk.

Në aeroportin e qytetit kanë dalë disa qindra fansa të entuziazmuar të Basaksehirit, për të pritur yllin e tyre të ri. Gjithsesi nuk kanë munguar as incidentet mes tifozërisë dhe policisë, që kishte marrë masa shumë të rrepta sigurie.

“Ne nuk jemi terroristë, por thjesht tifozë’, thërrisnin fansat e Basaksehirit, ndërkohë që prisnin mbërritjen e Arda Turan. Edhe mesfushori i zhgënjeu disi fansat, pasi sapo i përshëndeti, vendosi të largohet menjëherë nga aeroporti.

Related posts

ICARDI dhe WANDA s’kanë më privatësi në shtëpi dhe fajin e ka… BOATENG me gruan e tij

Isa.Autor

Formacionet zyrtare: Sevilla – Atletico Madrid

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Kaos me klubin e Serisë A, përjashtim nga kampionati nëse nuk…

Delo.autor

Leave a Comment