Futboll Kategoria Superiore Sport

MAKTHI MERR FUND/ FSHF merr vendimin për hedhjen e shortit të Superiores

Makthi merr fund. Kategoria Superiore 2019-2020 do të nisë rrugëtimin e saj, kur në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, këtë të shtunë, në orën 11:00, do të hidhet edhe shorti për kalendarin e sezonit të ri.

Nuk ka surpriza, në short do të jenë të gjitha skuadrat e paracaktuara si pjesë e kampionatit elitar të futbollit në vend dhe ky, në fakt, është lajmi i madh.

Një sinjal konfirmimi se Tirana, Vllaznia, Flamurtari e Luftëtari, që para pak javësh u treguan nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit si më problematiket për pajisjen me licencë, do të jenë pjesë e kampionatit.

Të katër klubet në fjalë vuajnë probleme financiare, edhe pse të dimensioneve e karakteristikave të ndryshme.

Për Tiranën dhe Vllazninë bëhet fjalë kryesisht për detyrime të prapambetura ndaj organeve tatimore dhe situata e tyre shihej më e lehtë, ndërkohë që te Flamurtari dhe Luftëtari situata është me e rëndë, si dy skuadra që vuajnë një sërë borxhesh edhe me ish-lojtarë e madje të akumuluara ndjeshëm edhe në sezonin që lamë pas.

Fakti që të katërta skuadrat do të jenë në short, është, në një farë mënyre, se Tirana, Vllaznia, Flamurtari e Luftëtari janë pajisur me licencë, duke plotësuar dokumentacionin e kërkuar.

Logjikisht, diçka e tillë mund të jetë arritur nëpërmjet marrëveshjeve të klubeve me palët ndaj të cilave janë debitore.

Në këtë mënyrë mund të konsiderohet tashmë fakt i kryer se Kategoria Superiore do të rinisë me skuadrat që e arritën atë sportivisht në fushën e lojës, diçka që ishte vënë në dyshim serioz gjatë kësaj vere, ashtu si edhe mundësia e shtyrjes së kampionatit, një hipotezë kuotat e së cilës tanimë ulen ndjeshëm, për të mos thënë shumëzohen me zero.

Makthi merr fund, Kategoria Superiore 2019-2020 merr jetë.

Related posts

E BUJSHME/ “Zonja e Vjetër” synon të “rrëmbejë” në janar yllin e Dortmund…

Delo.autor

Fati i Partizanit në dorë të Luciano Moggi-t, italiani bllokon të kuqtë dhe vendos veton për janarin

Q.Autor

NIS “GJUETINË” E PËRFORCIMEVE NË VERË/ Tare gati goditjen e zgjuar për sulmuesin e Premier…

Delo.autor

Leave a Comment