Shqipëri Sport Të tjera

GARA NDËRKOMBËTARE E TRUPAVE KLASIK/ Shqiptari Admir Xhani renditet në vendin e dytë, fiton medaljen e…

Është mbajtur në Toronto gara ndërkombëtare ‘2019 Natural Canadian IFBB Pro Qualifier Classic Physique’.

Takimi i zhvilluar në 2-3 gusht, risolli sërish në vëmendje shqiptarin Admir Xhani. Duke mbajtur titullin kampion për provincën e Quebec, prej vitit të kaluar, këtë herë shqiptari garoi në rang ndërkomëtar.

Për Ligën IFBB Natural, garat e klasit fizik, Xhani u rendit i dyti duke u bërë fitues i medaljes së argjendtë.

I mirëstërvitur prej kohësh, Xhani në bashkëpunim me trajnerët e tij janë ende në nivele të konsiderueshme të arritjeve të reja. Kategoria 40 + duket se është thjesht një sfidë më shumë për shqiptarin i cili është pretendent edhe në të ardhmen.

Edhe pse nën siglën e flamurit të Kanadasë, shqiptari nga Tirana nuk ka harruar të përshëndesë me flamurin kuqezi.

Përveç stafit përgatitor, Xhanit nuk i ka munguar asnjëherë mbështetja e komunitetit shqiptar të vendosur në Kanada për të cilin ndihen krenar.

I kontaktuar nga Albanina Montreal Press, Xhani përveç arritjeve në karrierën e tij, u shpreh se nuk do të ndalet deri në marrjen e titullit kampion.

Sipas tij, ishte puna në skuadër e cila solli një rezultat të mirëpritur nga të gjithë, angazhimi dhe këmbëngulja. Shqiptari gjithashtu shpreh mirënjohjen e tij edhe mbështetësve të komunitetit tonë.

Image

© SYRI.net

Related posts

Lajm fantastik për mesfushorin shqiptar, rikthehet Eros Grezda

Sadik.Autor

Penalltia e humbur e Modriç/ DJALI i kapitenit të Flamurtarit shpërthen në LOT (VIDEO)

Isa.Autor

“KUQEZINJTË” PO E GJURMOJNË/ Sanches nuk fshihet: Milan, jam gati për ty

Delo.autor

Leave a Comment