Futboll Seria A Sport

MANDZUKIC DREJT LARGIMIT NGA JUVENTUS/ CR7 shikon si një partner ideal për sulm yllin…

Mandzukic dhe Higuain pritet që të largohen nga Juventus. Dhe për këtë arsye skuadra torineze është duke kërkuar për një sulmues.

Pas dështimit të pistës Lukaku i cili përflitej për një shkëmbim me Dybalan, drejtuesit e “ bardhezinjve” janë rikthyer përsëri tek pista Icardi.

Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport” drejtuesit e juves kanë marrë dhe miratimin Ronaldos për këtë transferim.

Portugezi e shikon Icardin si një partner ideal në sulm.

Futbollisti i Interit është jashtë projektit të klubit dhe po pret vetëm lëvizjen e Juventusit për t’u larguar. Megjithatë, operacioni nuk do të jetë i thjeshtë për t’u realizuar teksa “zikaltrit” nuk do të bëjnë asnjë lëshim për rivalët e tyre historik.

Related posts

TONALI U TRANSFERUA TEK “DJALLI”/ I njëjti lojtar dhe dy module, ja si luan Milan në sezonin e ri

Delo.autor

SUPERLIGA SHQIPTARE/ Lufta për titullin kampion më e “egër” se kurrë

Isa.Autor

EURO 2024/ Anglia zhgënjen në Frankfurt, barazim me gola ndaj Danimarkës

F.autor

Leave a Comment