Futboll Sport

Botërori 2018/ Nga tifoz te kombëtarja. Historia e pabesueshme e anglezit

Harry Maguire do të jetë një nga zbulimet e mëdha të Anglisë për Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi. Mbrojtësi i Leicester është përfshirë në listën e 23 lojtarëve të paraqitur nga trajneri i Southgate përpara fillimit të Kupës së Botës. Një kënaqësi e madhe për lojtarin e lindur në vitin 1993, në vitin e tij të dytë si protagonist në Premier League. Maguire në fakt, pas një viti të shkëlqyer me fanellën e Hull City, u ble verën e kaluar nga ekipi Leicester për një shifër që vërtitet tek 17 milionë paund, duke përfshirë edhe bonuset.

Nën urdhrat e Shakespeare fillimisht dhe pastaj të Claude Puel, mbrojtësi me origjinë spanjolle ka konfirmuar pritshmëritë e deritanishme, duke mos munguar në asnjë minutë në Premier League, që sapo përfunduar dhe duke realizuar gjithashtu tre asist dhe dy gola, ku një gol i ka shënuar Manchesterit United të José Mourinho. Një ngjitje e shpejtë për të cilën Maguire ka luftuar dhe djersitur shumë.

Në fakt, përpara Kampionatit Evropian 2016, mbrojtësi i Hull City nuk ishte titullar. Një skenar që është përmbysur plotësisht dhe që lojtari ka dashur ta kujtojë me anë të një foto të publikuar në llogarinë e tij në Twitter. “Dy vjet më parë isha në Francë duke ndjekur Anglinë me miqtë e mi – shkroi Maguire – Tani jam në aeroplan për në Rusi, si ndryshojnë gjërat. Duhet të besosh në ëndrrat e tua”. Pamjet e paraqesin në tribunë me uniformën dhe flamujt e Anglisë duke mbështetur Tre Luanët.

Related posts

E BUJSHME/ Alcacer bën për vete Dortmundin, verdhezinjtë përgatitin blerjen përfundimtare

Isa.Autor

Ka festë në Barcelonë:Po ndodh shkëmbimi i madh me Arsenalin!

Sadik.Autor

BARCELONA MPOSHTET NË TRANSFERTË/ Katalanasit i “dhurojnë” mbijetesën Celta Vigos

Delo.autor

Leave a Comment